
Kështu duket fytyra e portierit të Barcës pas ndërhyrjes brutale të Muriqit (Foto)
17 gusht 2025
| 10:30
Vedat Muriqi, mbrëmë pati një natë e cila është për t’u harruar.
Pos që skuadra e tij pësoi humbje ndaj Barcelonës me rezultat 3:0, atij iu deshtë ta lëshoi fushën më herët, për shkak të përjashtimit të tij direkt me të kuq.
Arsyeja ishte ndërhyrja brutale ndaj portierit katalunas, Joan Garcia.
Pati goxha diskutime lidhur se a ishte për të kuq apo jo, por goditja e “piratit” në fytyrën e gardianit të Barcës, ishte vërtetë e rëndë.
Këtë e dëshmon më së miri, pamja pas ndeshjes të Garcia, ku ana e djahtë e tij shihet tejet e enjtur.