Kështu duket projekti i kompleksit “Porta e Lirisë – Has”; kryetari Thaqi u bën thirrje hasjanëve për vazhdimin e mbështetjes

04 dhjetor 2025 | 10:00

Kryetari i OVL-UÇK-së në Has, Xhevdet Thaqi, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se puna për realizimin e kompleksit të dëshmorëve të kombit në Has po vazhdon me intensitet. Ai ka theksuar se kontributi i çdo qytetari merr kuptim të plotë historik vetëm atëherë kur i trashëgohet gjeneratave të ardhshme.

“Çdo kontribut i juaji në këtë drejtim merr kuptimin e plotë dhe vlerën historike kur e trashëgojmë tek gjeneratat e ardhme, pasuria jonë më e madhe! Bashkë mundemi, bashkë do ta bëjmë!”, ka shkruar Thaqi.

Më poshtë, njoftimi i plotë i OVL-UÇK Has:

OVL-UÇK HAS

Të nderuar hasjanë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

OVL-UÇK Has do të vazhdojë realizimin e projektit të kompleksit “Porta e Lirisë – Has”. Kompleksit i ka munguar skalitja e emrave të dëshmorëve hasjanë në gurë mermeri, pjesë e cila tashmë është përfshirë në projekt.

  1. Projekti i plotë mund të shihet në fotot e mëposhtme.
  2. Luftërat guerile, në të gjitha vendet e botës, gjatë kryengritjeve, shpesh kanë përdorur kafshët – kryesisht kuajt – për bartjen e armëve. E njëjta ka ndodhur edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është armatosur përmes kuajve që shpesh shërbenin edhe për transportimin e të plagosurve. Hasjanët nuk kursyen asgjë as në këtë drejtim.
  3. OVL-UÇK Has nuk dëshiron të neglizhojë këtë kategori të rëndësishme, prandaj për herë të parë në Kosovë do të ndërtohet një muze me xhama të tejdukshëm, i hapur për çdo vizitor.
  4. OVL-UÇK Has kërkon mbështetje të pakompromis nga bizneset dhe qytetarët hasjanë për përfundimin e kësaj kryevepre.
  5. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund të drejtohen te OVL-UÇK Has në numrin:
    Tel/WhatsApp/Viber: +383 43 917 818

Rikujtojmë se i gjithë kompleksi është ndërtuar me mjete financiare të patriotëve hasjanë, pa asnjë mbështetje nga komunat apo shteti.

Çdo kontribut merr kuptim dhe vlerë historike kur i transmetohet brezave që vijnë – pasuria jonë më e madhe!

Bashkë mundemi, bashkë do ta bëjmë!

Me respekt,

OVL-UÇK Has

Kryetar: Xhevdet Thaqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e…