Kështu duket rruga e “Llapit” në Prishtinë

01 shtator 2020 | 10:57

Komuna e Prishtinës ka kohë që është duke investuar në infrastrukturën rrugore, parkingje e gjëra tjera. Të njëjten kohë edhe Ujësjellësi, KEDS, Termokos dhe rrjetet kabllore e telegrafike po e kryejnë të njëjten gjë.

Megjithatë në rrugën e “Llapit” në qytetin e vjetër të Prishtinës afër Hanit të Dilit, qytetarët e kësaj lagjeje janë shumë të pakënaqur me mbarëvajtjen e punëve dhe procesin e ngadalshëm të kompanive të kontraktuara nga komuna.

Sipas fotografive të siguaruar nga lexuesit e gazetës “Epoka e re”, shihen kanalet e hapura ku gypat e azbestit shihen të thyer dhe kundërmojnë erë kanalizimi.

Qytetarët të cilët kanë lokalet e tyre në atë rrugë dhe banorët thonë që përpos izolimit përshkak të pandemisë tani kemi edhe kundërmimin e kanaleve të hapura si dhe mungesën e lëvizjes që qytetarëve.

“Ka 2-3 muaj dhe ende nuk janë ndërruar gypat e ujit të pijshëm e akoma jemi me gypa të azbestit, ndërsa komuna e Prishtinës ende merret me prokurime, ndërsa dyqanet pagujnë qera pa fund, ndërsa nuk kemi asnjë myshteri përshkak të rrugës dhe kanalizimeve të hapura” është shprehur njëri ndër banorët e kësaj lagje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi LAMA Pika 114 thotë: “Elementët e provës të…