
Kështu pritet Ramazani nëpër botë (Foto)
6 maji ka shënuar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore.
Myslimanë nga e gjithë bota e festojnë Ramazanin duke agjëruar, që do të thotë të mos pinë ujë, të mos hanë ushqim e të mos kryejnë marrëdhënie seksuale nga lindja e deri në perëndim të diellit.
Ramazani festohet nga rreth 2 miliardë myslimanë në të gjithë botën. /TCh/
Palestinezë që blejnë dekorime për Ramazan.
Bosnja lëshon fishekzjarre për të shënuar nisjen e festimeve.
Në Pakistan nis shitja në masë e hurmave arabe.
Pakistan, bananet përgatiten për t’u nxjerrë në ankand, para nisjes së Ramazanit.
Indonezi, kosha me ushqime për të festuar nisjen e Ramazanit.
Iranianët vizitojnë xhaminë para nisjes së Ramazanit, në Teheran.
Pakistan, klerikët presin të shohin shfaqjen e hënës, që shënon nisjen e Ramazanit.
Një nga ritualet në Indonezi që shënon nisjen e Ramazanit është larja e trupit.
Sana, Jemen, banorët kanë marrë ushqime falas për Ramazan.
Një shitës në Afganistan ka rimbushur tezgën për nisjen e Ramazanit.
Sana, Jemen. Tregtarët përgatiten pr shitjet e muajit ët Ramazanit.
Gra myslimane në Bosnje, përgatiten për lutjen që shënon nisjen e Ramazanit.
Lutja masive në Indonezi, në pritje të Ramazanit.
Në Pakistan përgatisin qilimat për lutjet e Ramazanit.
Nisin lutjet në Jeruzalem.
Në Sarajevë të Bosnjes, topat gjëmojnë për të shënuar nisjen e Ramazanit.
Xhakartë, Indonezi. Fëmijët dalin me pishtarë për të festuar nisjen e Ramazanit.
Një grua afgane merr ushqime falas për Ramazan.
Tajlandë, banorët marrin ushqime falas nga bashkia për nisjen e Ramazanit.
Bejrut, Liban. Përgatitje për Ramazanin.
Indonezianët duke u lutur në pritje të Ramazanit.