Kështu prodhohet Samsung Galaxy Note9 (Video)

25 gusht 2018 | 13:21

Smartfonët Galaxy Note9 të gjigantit të teknologjisë, Samsung, janë duke u përgatitur për shpërndarje drejt konsumatorëve të cilët mezi presin t’i përdorin.

Kompania jug-koreane, ndërkohë, ka publikuar një video në të cilën shihen pamjet se si janë duke u prodhuar këta smartfonë në fabrikën Gumi, transmeton Koha.net.

Videoja është interesante sepse shfaqa të se punën më të madhe për prodhimin e këtyre celularëve në fakt e kryejnë makineritë. Këto makineritë, madje e ndezin Note9 për të provuar se është çdo në rregull.

Galaxy Note9 do të fillojë shitjen zyrtare nga 24 gushti (sot), dhe në këtë video po ashtu mund të shihni se si Samsung është duke u munduar që të prodhojë pajisjet e saj në nivelin më të lartë të cilësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm dy javë pasi njoftoi se po merrte në konsideratë…