Kështu reagoi faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për triumfin e Distria Krasniqit

24 korrik 2021 | 19:13

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”.

Për fitoren e saj shkroi edhe faqja zyrtare e Lojërave Olimpike në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

“Një moment i famshëm për Kosovën” – thuhej në postim.

Kjo ishte medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Afrim Kasolli Edi Rama vazhdon të mbetet një politikan…