Kështu renditen votat e partive në shtatë komunat më të mëdha

08 qershor 2026 | 08:54

Me mbi 99 për qind të vendvotimeve të procesuara në nivel vendi, rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare po japin një pasqyrë më të qartë të garës politike në komunat më të mëdha të Kosovës.

Deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në të shtatë komunat e mëdha.

Në Gjakovë, VV prin me 48.72 për qind të votave, duke lënë pas Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 27.49 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.38 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës me 6.97 për qind.

Edhe në Gjilan, VV ka dalë forca e parë me 54.18 për qind të votave. Pas saj renditet LDK me 22.04 për qind, PDK me 14.91 për qind dhe AAK me 3.22 për qind.

LVV kryeson bindshëm edhe në Mitrovicë me 60.53 për qind të votave. E dyta renditet PDK me 26.02 për qind, e treta është LDK me 9.14 për qind dhe AAK me 1.78 për qind.

Edhe në Pejë, LVV ka dalë forca e parë me 42.73 për qind të votave. Pas saj renditet LDK me 25.82 për qind, AAK me 15.17 për qind dhe PDK me 8.82 për qind.

Gjithashtu në Prishtinë, LVV ka dalë forca e parë me 48.90 për qind të votave. Pas saj renditet LDK me 24.44 për qind, PDK me19.05 për qind dhe AAK me 5.13 për qind.

Në Prizren, LVV ka siguruar vendin e parë me 44.07 për qind të votave. Në vendin e dytë renditet PDK me 22.12 për qind, ndërsa pasojnë LDK me 12.51 për qind dhe AAK me 3.05 për qind të votave.

Edhe në Ferizaj, LVV ka dalë forca e parë me 53.81 për qind të votave. Pas saj renditet PDK me 24.76 për qind, LDK me 14.82 për qind dhe AAK me 2.64 për qind.

Rezultatet vazhdojnë të jenë preliminare deri në përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave dhe verifikimit të tyre. /Telegrafi

Gjakovë

Gjilan

Mitrovicë e Jugut

Pejë

Prishtinë

Prizren

Ferizaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer fuqishëm, pasi ushtria…