Kësi moti do të kemi në fundjavë

28 maj 2020 | 18:55

Të premten dhe të shtunën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm si sot, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, njofton IHMK-ja.

Sipas Institutit, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-8 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i rrethanave politike dhe zë i njohur i shoqërisë…