Këso grabitje s’keni parë as në filma, në pikë të ditës “hidhet në erë” furgoni i blinduar (VIDEO)
Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme, të hënën 9 shkurt, në superstradën 613 që lidh Brindisin me Lecce, në territorin e provincës së Brindisit, pranë zonës së Tuturanos, duke shkaktuar panik te udhëtarët dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor.
Sipas autoriteteve italiane, një grup personash të armatosur rëndë kanë sulmuar një furgon të blinduar që transportonte vlera, i shoqëruar nga një mjet tjetër sigurie.
Grabitësit, të veshur me kostume të bardha dhe të zeza dhe me maska në fytyrë, ishin të armatosur me armë automatike të tipit kallashnikov dhe kanë qëlluar me armë zjarri gjatë aksionit.
Për të bllokuar mjetin e blinduar, autorët e ngjarjes kanë vendosur tërthorazi në rrugë një kamion, të cilit më pas i kanë vënë flakën, duke bllokuar plotësisht karrexhatën në drejtim të Lecces. Më pas, ata kanë rrethuar furgonin me mjete të tjera dhe kanë përdorur lëndë plasëse për të çarë portën e pasme të blindit, duke shkaktuar një re të dendur tymi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë dhe policisë, ndërsa segmenti i rrugës ku ndodhi grabitja u mbyll përkohësisht për trafikun.
Ngjarja është parë nga dhjetëra drejtues mjetesh që ndodheshin në krahun e kundërt të rrugës, i cili për shkak të punimeve funksiononte vetëm me një korsi.
Pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të territorit të Squinzanos, në provincën e Lecces.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi vlerën e shumës së grabitur apo për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi vlerën e shumës së grabitur apo për persona të lënduar.



