Këta do të jenë drejtorët e Bali Muharremajt nga radhët e PDK-së

16 janar 2026 | 21:38

Bëhet e ditur se tashmë janë përcaktuar emrat e drejtorëve që vijnë nga radhët e PDK-së në qeverisjen e re komunale, si pjesë e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin Bali Muharremaj, në mandatin e tij të tretë qeverisës.

Sipas informatave të siguruara, këta janë katër drejtorët e propozuar nga PDK-ja për Qeverinë “Muharremaj 3”:

Erza Ramadani-Bajramaj është caktuar drejtoreshë e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Suharekës.

Liridon Jollxhiu është emëruar drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Armend Krasniqi do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë në Suharekë.

Amir Hoxha është propozuar dhe caktuar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Këta emra përfaqësojnë kuotën e Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisjen e re komunale, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes me AAK-në dhe kryetarin Bali Muharremaj.

Ndërkohë, sipas burimeve të Suhareka Express, në ditët në vijim pritet që kryetari Muharremaj të përzgjedhë edhe drejtorët që do të vijnë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke kompletuar kështu kabinetin qeverisës për mandatin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe udhëheqësi i Departamentit për hetimin…