Këta janë 21 të akuzuarit serbë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për Ma*akrën e Reçakut
Kush janë 21 të akuzuarit serbë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (30 dhjetor 2025) për Masakrën e Reçakut:
1. Goran Rodosavljević (Guri) – Ndihmës komandant i Shtabit të Përgjithshëm për Operacione Speciale për Kosovë,
2. Obrad Stevanović – Shefi i Administratës së MUP-it dhe ndihmësministër,
3. Radomir Marković – Ndihmësministër i Punëve të Brendshëm, Divizioni i Sigurimit të Shtetit (RDB),
4. Krsman Jelić – Komandant i Brigadës 243 të Mekanizuar të Armatës së III-të, Korpusi i Prishtinës,
5. Živko Trajković – Komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ),
6. Bogoljub Janičević – Kryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Ferizaj,
7. Milan Lečić – Komandant i Njësive të Veçanta të Policisë së Serbisë (PJP),
8. Radomir Mitić – Komandant i Stacionit Policor në Ferizaj,
9. Dragan Đorđević – Komandant i Stacionit Policor në Shtime,
10. Branko Mladenović – Zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime,
11. Dragan Jašović – Polic dhe inspektor i hetimeve në Ferizaj,
12. Momčilo Šparavalo – Polic dhe inspektor i hetimeve në Ferizaj,
13. Darko Amanović – Polic dhe inspektor i hetimeve në Ferizaj,
14. Serboljub Vujnović – Polic dhe inspektor i hetimeve në Ferizaj,
15. Božidar Marinković – Polic dhe inspektor i hetimeve në Shtime,
16. Zoran Stanojević – Polic dhe inspektor i hetimeve në Shtime,
17. Milan Jošanović – Polic dhe inspektor i hetimeve në Shtime
18. Goran Petković – Pjesëtar i Njësive të Veçanta të Policisë (PJP),
19. Dragoslav Nikolić – Pjesëtar i Njësive të Veçanta të Policisë (PJP),
20. Ćedomir Aksić – Pjesëtar rezervë i policisë në Shtime dhe
21. Zvonimir Janjičević – Pjesëtar rezervë i policisë në Shtime, bënë të ditur Klan Kosova.
P.S. Fotografi e realizuar në Shtime, më 25 janar 1999 nga Joel Robine/AFP nëpërmjet Getty Images. Nga e majta në të djathtë: Bogdan Marko Nojić nga Shtimja dhe Zoran Borivoje Stanojović nga Kraishta e Lipjanit. Ky i fundit, në vitin 2001 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë është dënuar për vrasje dhe tentim vrasjen e civilëve të paarmatosur në Reçak, më 15 janar 1999.




