Këta janë asamblistët e Kuvendit Komunal të Pejës: LDK 14, AAK 8, LVV 7, PDK 4…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin Komunal të Pejës, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para me 14 ulëse nga gjithsej 35 në Asamblenë e Komunës.
Sipas të dhënave përfundimtare, LDK ka marrë 16,043 vota, që përbëjnë 39.96% të totalit, duke u renditur e para.
Në vendin e dytë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 mandate dhe 8,342 vota (20.78%), ndërsa shumë pranë saj renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 7 mandate dhe 8,291 vota (20.65%).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 4 ulëse në Kuvend me 4,404 vota (10.97%), ndërsa Partia Boshnjake e Kosovësdhe Partia Liberale Egjiptiane do të kenë nga një përfaqësues secila.
Kryetari aktual i Komunës, Gazmend Muhaxheri, ka marrë më së shumti vota, duke udhëhequr listën e 14 asambleistëve të LDK-së. Ndër kandidatët e tjerë të zgjedhur janë Rexhep Kurtbogaj, Agron Nikçi, Petrit Loci, Naser Gega, Tahir Shala, Arben Morina, Xhenet Syka Kelmendi, Faik Zekaj, Arianit Krasniqi, Leonora Shala, Vlora Pavataj-Berisha, Albulena Mujaj-Bajraktaraj dhe Dritë Maloku.
Nga AAK në Kuvend janë zgjedhur Arbër Grabovci, Naim Bytyqi, Shaban Ramaj, Zize Hakaj Veselaj, Vjendita Kelmendi Gërgoci, Labinot Panxha, Hidajete Krasniqi dhe Ilir Gashi.
Nga Vetëvendosje mandatet i kanë fituar Berat Ganiqi, Besnik Zeqiraj, Valbona Taraku, Bujar Agusholli, Ardit Berisha, Mubera Belegu dhe Rrezarta Dresha-Berisha.
PDK do të përfaqësohet nga Arta Nallbani, Edonjeta Berisha, Albi Shala dhe Nasret Hajrizi, ndërsa Mirzet Dzogovic nga Partia Boshnjake e Kosovës dhe Mirsad Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane do të jenë përfaqësuesit e komuniteteve.




