Këta janë disa nga drejtorët komunal në Prizren, të propozuar nga PDK dhe Nisma

10 janar 2022 | 22:15

Blic ka arritur që t’i mësoj emrat e disa prej drejtorëve komunal nga PDK.

Çel Lama do të jetë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ish- deputetja Luljeta Veseli Gutaj do të jetë drejtoreshë e Arsimit, derisa Adem Morina do ta drejtoj Drejtorinë për Kulturë dhe Sport.

Ndërkaq, Behxhat Bytyqi do ta drejtoj Drejtorinë e Bujqësisë.

Sipas burimeve të Gazeta Blic për këta emra ka vendosur sot Kryesia e PDK-së, ndërsa nesër pritet të zyrtarizohen.

Gjatë ditës kreu i Prizrenit, Shaqir Totaj e kishte emëruar Kujtim Gashin nënkryetar të Komunës.

Sot është raportuar edhe për tre drejtorët nga Nisma Socialdemokrate.

“Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, por nuk e di se pse emërimi nuk po ndodh ose kur do të ndodh”, kanë thënë nga Nisma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga…