Këta janë drejtorët e rinj të Komunës së Gjilanit

23 shkurt 2026 | 15:49

Komuna e Gjilanit, ka emëruar drejtorët e rinj në mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve. Derisa në ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori/esha e Arsimit dhe zyrtarët tjerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot mbajtën mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, ku prezantuan një pjesë të përbërjes së re të kabinetit qeverisës për Komunën e Gjilanit.

“Zotohemi se kjo përbërje do të jetë e përkushtuar dhe transparente që gjatë 4 viteve të ardhshme të punojë me nder dhe përgjegjësi”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi përbërjen e kabinetit qeverisës:
Kushtrim Ibrahimi – Drejtor i Shërbimeve Publike
Bajram Isufi – Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari
Flakron Rexhepi – Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
Mimoza Kadriu – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kushtrim Zeqiri – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport
Enver Shabani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Eljesa Rashiti – Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Avdyl Kastrati – Drejtor për Buxhet dhe Financa
Haki Huruglica – Drejtor për Zhvillim Ekonomik
Isa Agushi – Drejtor për Inspeksion
Elbasan Shabani – Drejtor për Administratë të Përgjithshme

“Ditëve në vijim do t’i bëjmë të ditur edhe emrat e zyrtarëve të tjerë. Na priftë e mbara”, tha kryetari Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po hyjnë në një…