Këta janë dy shqiptarët mes tifozëve të PAOK që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Rumani

27 janar 2026 | 20:37

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistuar të martën në Rumani ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK. Mes viktimave është identifikuar viktima e dytë shqiptare.

Pas Vasil Pilos, viktima e dytë shqiptare e identifikuar është Genci Sadiku.

Dy shqiptarët humbën jetën pasi mjeti i tyre u përplas drejtpërdrejtë me një kamion.

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur furgoni me të cilin udhëtonin 7 viktimat po qarkullonte në korsinë e gabuar e cila rezultoi me përplasjen kokë më kokë me kamionin.

Aksidenti tragjik i tifozëve grekë | Shkon në 7 bilanci i viktimave, dyshohet se një prej tyre është shqiptar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Fillimviti 1990, krahas vrasjes mizore të shqiptarit Nuredin…