Këta janë emrat e tre të arrestuarve për dhunën ndaj shqiptarëve në Malin e Zi
08 janar 2024
| 13:43
Tre të arrestuarit për sulmin ndaj shqiptarëve në Mal të Zi janë Sergeja Deviqa, Kosta Dunderoviqa dhe Branka Vuksanoviqa.
Mediat malazeze, kanë publikuar emrat e tre të arrestuarve, ndërsa po vijojnë kërkimet për arrestimin e të tjerëve. Të ndaluarit janë banues në qytetin e Hercegnovit, zonë e njohur si e banuar nga popullate serbe nacionaliste.
Dyshohet se shkak përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.
Në qytetin e Hercegnovit, kjo nuk është ngjarja e parë pasi edhe me herët, makinat shqiptare janë sulmuar.



