Këta janë kandidatët e AAK-së nga Deçani për deputet, në mesin e tyre edhe Ramush Ahmetaj

24 tetor 2024 | 22:20

Daut Haradinaj ka mbajtur sot një takim me anëtarë, simpatizantë dhe struktura të partisë në Deçan.

Ai tha se pati kënaqësinë të bashkëbisedojë me shumë njerëz me vlera të jashtëzakonshme nga kjo trevë. “Zgjedhjet po afrohen e vullneti po rritet”, tha Daut Haradinaj, duke shtuar se tani është koha që të gjithë së bashku ta bëjmë realitet ndryshimin për të mirën e vendit.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë të bashkuar dhe më të fortë se kurdo herë.

Në fund të këtij takimi, Daut Haradinaj, i cili edhe vet është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka prezantuar edhe kandidatët tjerë për deputet nga Deçani: Bashkim Ramosaj, Time Kadrijaj, Ramush Ahmetaj, Rasim Selmanaj, Lahi Ibrahimaj, Arif Ahmetgjekaj dhe Lok Komoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e shefit të CIA’s, William Burns, dy muaj më…