Këta janë kandidatët e LDK-së kryetar të komunave

16 gusht 2021 | 16:52

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar sot në KQZ emrat e të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Pas dorëzimit të listës së kandidatëve për certifikim në KQZ, Sibel Halimi, kandidate e kësaj partie për kryetare të Ferizajt, ka deklaruar se kjo parti në këto zgjedhje do garojë me tri gra për kryetare.  “LDK ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetar në nivel komune. Dhe për herë të parë kemi kandidate tri gra për kryetare. Ky është një lajm i mirë dhe kemi përfshirje të reja në listat e asamblistëve”, ka deklaruar Halimi.

Kurse, Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, që pretendon edhe një mandat, ka treguar se në Han të Elezit dhe Skenderaj kjo parti nuk do të garojnë për kryetar, por vetëm për asamble.

 

Kjo është lista e kandidatëve të LDK-së për kryetar  të komunave:

 

Lutfi Haziri, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit

Anton Quni, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit

Ilir Ferati , kandidat për kryetar të Komunës së Istogut

Hyrie Dobrunaj, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit

Burim Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit

Besim Hoti,  kandidat për kryetar të Komunës së Klinës

Bajrush Hoti , kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës

Bexhet Xheladini, kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit

Jeton Biqkaj, kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës

Ruzhdi Shehu, kandidat për kryetar të Komunës së Junikut

Sibel Halimi, kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt

Armend Agolli, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës

Teki Shala, kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës

Mehmet Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit

Bedri Zeqiri, kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes

Anduena Gllareva, kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit

Shkëlqim Jakupi, kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut

Bajrush Ymeri, kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka prezantuar sot…