Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së (Emrat)

18 qershor 2019 | 20:47

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës shumë shpejt pritet të bëhet me anëtarë të rinj.

Kjo pasi gjatë ditës së sotme është mbyllur afati për gjithë ata të cilët i kanë përmbushur kriteret për të konkurruar për këto pozita.

Gazeta Blic ka siguruar edhe listën me emrat e aplikativëve të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit Drejtues të UP-së.

Bedri Bahtiri, Zenun Halili, Arben Hajdari, Blerim Rexha, Naser Kabashi, Premtim Rashiti, Skender Ahmeti, Kemajl Bislimi, Zekë Prelvukaj, Vjosa Hamiti, Avni Berisha, Armond Daci, Adem Rusinovci, Bujar Bajçinovci, Jeton Ahmetaj, Xhevdet Pantina, Sokol Krasniqi, Alberta Troni, Behxhet Mustafa, Qazim Hysenaj dhe Musaj Paçarizi, janë personat të cilët kanë kandiduar në këtë Këshill.

Prej këtyre 21 kandidatëve, vetëm 5 prej tyre do të do të përzgjidhen në Këshillin Drejtues.

Pritet që në mbledhjen e senatit të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të KD`së nga stafi akademik.

Ndryshe, KD përbëhet nga nëntë anëtarë, pesë nga universiteti dhe katër caktohen nga MASHT-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, së bashku me…