Këta janë kandidatët për deputetë nga Gjakova në listën e PDK-së
05 dhjetor 2025
| 12:40
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garën e 28 dhjetorit. Sipas informacioneve të brendshme nga mbledhja e kryesisë së kësaj dege të propozuar janë kryetari i degës së PDK-së, Hajdar Beqa pastaj Hisen Berisha, Arbënesha Kuqi, Adonjeta Zymberi-Selmani dhe Dina Shehu-Devaja. Theksojmë se partitë politike kanë afat që deri të dielën e 7 dhjetorit të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet.



