Këta janë kandidatët për drejtorë në 14 klinika në QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për pozitat e drejtorëve në 14 klinika.
Megjithëse,në këtë listë nuk janë publikuar emrat e kandidatëve për drejtorë të Klinikës së Dermatologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, kandidatët e mëposhtëm kanë kaluar verifikimin paraprak dhe kanë plotësuar kushtet për të vazhduar në fazat e tjera të përzgjedhjes.
Në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim kandidon Bajram Ademi, ndërsa për drejtimin e Klinikës së Pulmologjisë janë paraqitur Besim Morina dhe Shpëtim Thaçi.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike garojnë Shpend Haxhibeqiri, Arsim Gashi dhe Blerina Hoxha-Gjuraj.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale kandidatët janë Nazmi Kolgeci dhe Agron Poniku, ndërsa në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv kandidon Ismet Jusufi. Për Klinikën e Neurologjisë është në garë Edmond Komoni, kurse në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare kandidon Fakir Spahiu.
Në Klinikën e Endokrinologjisë garojnë Amir Rexhepi dhe Merita Emini Sadiku, ndërsa në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë Enver Fekaj, Afrim Tahiri dhe Valon Zejnullahu. Në Klinikën e Reumatologjisë kandidon Avni Kryeziu.
Në Institutet Paraklinike është Fatlinda Sadiku, në Klinikën e Radiologjisë Jeton Shatri, ndërsa në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë kandidon Zef Ndrejaj.
Sa i përket Klinikës së Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike janë Bardhe Selmanaj-Bislimi dhe Leonora Svarca.
Nga QKUK-ja bëhet e ditur se kandidatët do të njoftohen me kohë për fazat e ardhshme të vlerësimit, përfshirë testimin dhe intervistimin, përmes kanaleve zyrtare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.



