
Këta janë ministrat e ‘Qeverisë Kurti 2’
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit ka paraqitur një ekspoze për punën që e pret qeverinë e re në mandatin e saj katërvjeçar.
Kurti para se ta bëjë prezantimin e kabinetit qeveritar, ka folur për prioritetet e qeverisë, ku ndër të tjera ka përmendur pandeminë, punësimin, arsimin dhe drejtësinë.
Ministrat e Qeverisë Kurti:
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë
Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës,
Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministre për pakica
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës
Hekuran Murati, ministër i Financave
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës dhe Sportit
Artane Rizvanolle, ministre e Ekonomisë
Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Faton Peci, ministër i Bujqësisë
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal
Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme
Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim
Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal