
Këta janë të arrestuarit në Gjakovë – zyrtarët që dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare
23 korrik 2025
| 18:13
Këta janë emrat e katër personave që janë arrestuar sot në Gjakovë, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të arrestuarit janë: Arben Bakalli, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës, Afërdita Lama, ish-Drejtoreshë e Kadastrës, tashmë në pension, Elida Bejtullahu, urbaniste, Arianit Kupa, zyrtar.
Sipas burimeve të Sinjalit, veprimet e tyre të dyshuara lidhen me procedura të kundërligjshme brenda institucioneve komunale, për çka janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Operacioni është kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me prokurorin e çështjes.