Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit
Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave që mbetën të plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi në Podujevë. Të plagosurit janë: Fidaim Zejnullahu, rreth 36-vjeçar, me shtetësi gjermane, Agim Xhemaji, Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri. Burimet bëjnë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.



