
Këtë dhuratë Zelensky ia dha Papës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar sot me Papa Leo XIV pas meshës së tij të inaugurimit.
Si pjesë e takimit të tij me Papën, Volodymyr Zelenskyy i dhuroi atij një imazh të Marisë dhe Jezusit të pikturuar në një pjesë të një arke që ruante predha artilerie në vijën e frontit.
“Për shumë kombe, imazhi i një nëne dhe fëmije është një simbol i jetës që duhet të mbrohet”, tha Zelensky, raporton Sky News
“Sot, i dhuruam Papës Leo XIV një ikonë të veçantë – Nënën e Shenjtë me Foshnjën, të pikturuar në një fragment të një arke të përdorur për të ruajtur municione të artilerisë së rëndë, të sjella nga afër Izyumit”.
“Kjo ikonë flet për fëmijët tanë. Për ata që kanë vuajtur nga lufta. Ne lutemi për jetën e të gjithë fëmijëve tanë të deportuar dhe shpresojmë për mbështetjen e Vatikanit në këtë çështje, në mënyrë që të gjithë ata, si fëmijët ashtu edhe të burgosurit ukrainas, të mund të kthehen në shtëpi”, është shprehur tutje ai.