Këtë javë dihet e ardhmja e Iniestas

23 prill 2018 | 12:21

Andres Iniesta ende nuk ka treguar se çfarë do të bëjë përfundimisht pas mbarimit të këtij sezoni, megjithatë ka sugjeruar se e ka të qartë në mendje se çfarë do të bëjë.

Ai shënoi gol në ndeshjen ku Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit pas fitores 5-0 në finale kundër Sevillës. “Vendimin do ta bëj publik këtë javë. Mendoj se është e qartë, por ne jemi të lumtur për atë që ndodhi këtu. Vërtet doja që gjërat të shkonin mirë dhe ashtu ndodhi që prej minutës së parë. Ishte natë madhështore në çdo kuptim. Jam i lumtur për lojën dhe për titullin. Të gjithë po mendonin për Romën, por e merituam këtë titull”, ka thënë Iniesta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monte Carlo, 22 prill - Rafael Nadal fitoi turneun Masters…