Këtë javë priten reshje shiu e bore në Kosovë

04 janar 2022 | 22:08

Moti në dy ditët në vazhdim të e jtën dhe të premtën do të jetë i vranët dhe me intervale me diell njofton IHMK.

Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 05-06.01.2022

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Lëvzijes Vetëvendosje dhe të PDK-së në Gjilan janë…