Këtë mur ndërtoi Turqia për t’i parandaluar afganët

18 gusht 2021 | 08:18

Turqia ndërton murin gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin, dëshiron të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Mijëra qytetarë duan të ikin nga Afganistani, pasi talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.

Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani, prandaj vendosi ndërtimin e murit 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë e veshur me tela me gjemba.

Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot mbyllet afati për aplikim për regjistrim për votim jashtë…