Këtë të premte Kuvendi do t`i mbajë dy seanca plenare

13 tetor 2020 | 14:54

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që këtë të premte të mbahen dy seanca plenare.

Në orën 10:00 pritet të jetë vazhdimi i seancës së kaluar me votimin e disa pikave për të cilat nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje, në mesin të cilave është edhe Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave…