Këto dy skuadra e dëshirojnë Agueron

15 prill 2021 | 11:28

Sergio Aguero do të jetë një prej më të nxehtëve në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas në fund të sezonit do të lërë Manchester Cityn dhe iu pëlqen disa prej klubeve më të mirë të Evropës, mbi gjithë të tjerëve Barcelonës dhe Juventusit.

Klubi katalanas në fakt nuk ka aspak ndër mend t’i garantojë Agueros 12 milionë eurot në sezon që merr aktualisht te Manchester City, por një pagë shumë më të ulët në një kontratë me bazë fikse. Sipas mediave spanjolle, klubi që ka shfaqur interes më të madh është Juventusi.

Objektivi i klubit bardhezi, sipas të përditshmes “Sport”, është ai për të lënë të lirë Ronaldon dhe për të bërë dy blerje të reja në sulm, një prej të cilëve është Aguero.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë me dije se së shpejti…