Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit

04 qershor 2026 | 15:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 7 qershor 2026 në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KQZ-ja ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. Pra, në të gjithë Republikën e Kosovës, janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 52 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli Belgjikës, Eden Hazard, ka ndarë parashikimet e tij për…