Këto janë argjendaritë që u bastisën në Prizren
01 korrik 2026
| 09:24
Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës është zhvilluar sot në Prizren, ku cak i kontrollit kanë qenë disa argjendari.
Sipas informacioneve të para të siguruara, aksioni është realizuar në kuadër të verifikimeve për veprimtarinë tregtare dhe dokumentacionin përkatës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë operacionit janë bastisur argjendaria “Gazmendi”, argjendaria “Te Zefi” në dy lokale të ndryshme, si dhe argjendaria “Nushi”.
Nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo mall të sekuestruar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të aksionit.



