Këto janë masat e reja për komunat në zonën e kuqe, verdhë dhe gjelbër

15 janar 2021 | 16:19

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten  masat e reja kundër koronvirusit.

Në bazë të këtyre masave, sërish mbesin në fuqi kufizimet bazuar në  numrin e të infektuarve në komunat e Kosovës.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili u miratuar sot në mbledhjen e qeverisë, në zonën me rrezik të ulët apo në zonën e gjelbër hyjnë qytetet që kanë deri në 75 persona të infektuar për 100 mijë banorë.

Në këtë zonë operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Edhe gastronomia dhe hoteleria lejohen të punojnë në po këtë orar teksa pas orës 22:00 ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me veti”.

Masat në zonën e gjelbër:

Për zonat të cilat janë me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

Pas kësaj ore do lejohet shërbimi “merr me vete”.

Masat në zonën e verdhë:

 

Komunat që janë në rrezik të lartë, pra në zonën e kuqe, iu lejohet operatorëve ekomomik të punojnë deri në orën 21:00.

Ndërkaq, qytetarët kanë të drejtë lëvizjeje deri në orën 21:30.

Masat për zonën e kuqe:

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West ka bërë të ditur se ka hyrë në…