Këto janë pesë kandidatet për asambleiste më të votuara të LDK-së në Prishtinë

24 tetor 2021 | 00:17

Më e votuara për asamble nga Lidhja Demokratike të Kosovës, në komunën e Prishtinës. është Jeta Rafuna Hasani e cila ka bartë numri 3 në listën zgjedhore në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ajo mori 612 vota.

Kurse e dyta është numri 12 i listës, Lindita Rexhepi, e cila fitoi besimin e 515 qytetarëve të Prishtinës.

Këto janë pesë femrat më të votuara të LDK në Prishtinë:

Jeta Rafuna Hasani 612

Lindita Rexhepi 515

Donjeta Dragusha 396

Elmire Nikçi – Rexha 303

Fjolla Vrajolli 289

Nga rezultati aktual, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të siguroi 18 ulëse në asamblenë komunale të Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës 14, Partia Demokratike e Kosovës 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5, Aleanca Kosova e Re 3 dhe Lëvizja për Bashkim 1 ulëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisariati Policisë Librazhd ka ndaluar një makinë kamionçinë me targa…