Këto janë rregullat e reja për qytetarët e Kosovës që ia mësyjnë Gjermaninë

15 qershor 2021 | 15:21

Republika e Kosovës prej 13 qershorit nuk është më pjesë e listës me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19 në Gjermani, prandaj shumë bashkatdhetarë janë nisur për pushime në vendlindje.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka publikuar informatat më të fundit në lidhje me udhëtimet drejt këtij shteti

Sipas njoftimit të kësaj ambasade, personat që shkojnë në Gjermani përmes rrugëve ajrore duhet të paraqesin një test me rezultat negativ për koronavirus, dëshminë e vaksinimit të plotë ose dëshmi se janë shëruar nga Covid-19, kurse në rast të udhëtimit përmes transportit rrugor (veturë ose autobus) aktualisht nuk është e nevojshme paraqitja e këtyre dokumenteve për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

“Për të gjithë personat që mund të udhëtojnë nga Kosova drejt Gjermanisë do të thotë për personat me nënshtetësi gjermane dhe ata me një nënshtetësi tjetër të BE-së (+ Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, Zvicrës) dhe personat me një leje qëndrimi të vlefshëm (jo vizë!) në njërin nga këto shtete dhe për persona për të cilët vlejnë përjashtimet nga kufizimet e udhëtimit të kushtëzuara nga pandemia. Udhëtimi hyrës përmes rrugëve ajrore (me aeroplan) parimisht është i lejuar vetëm me një test të vlefshëm negativ, ose me një dëshmi mbi vaksinimin e plotë, ose dëshmi mbi shërimin nga infektimi me Covid-19. Në rast të udhëtimit përmes transportit rrugor (veturë ose autobus) aktualisht nuk është e nevojshme paraqitja e këtyre dokumenteve për të udhëtuar drejt Gjermanisë”.

“Plotësimi dhe dërgimi i një regjistrimit digjital të udhëtimit nuk është i nevojshëm, përderisa Kosova nuk është më e kategorizuar si rajon me rrezikshmëri dhe ju në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës nuk keni qëndruar në një rajon tjetër, i cili është i kategorizuar si rajon me rrezikshmëri. Nëse në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës nuk keni qëndruar në një vend, që është i kategorizuar si rajon me rrezikshmëri, atëherë nuk vlen detyrimi i përgjithshëm për izolim pas udhëtimit hyrës”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Më tutje është thënë se të vaksinuarit dhe të shëruarit nga Covid-19 janë të liruar nga paraqitja e një rezultati negativ të testimit, vetëm nëse nuk shfaqin simptoma të virusit, ndërsa për të tjerët është e nevojshme dëshmia.

Të gjitha rregullat mund t’i lexoni KËTU.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel është krenar që ka Simon…