Këto janë rregullat e reja të karantinimit për ata shkojnë në Zvicër

29 tetor 2020 | 08:36

Zvicra njoftoi sot për vendosjen e kufizimeve të reja në jetën publike dhe shoqërore, pas një rritjeje të mprehtë të normave të infektimeve me Covid-19. Në mesin e masave të reja është edhe karantinimi 14-ditor për ata që vijnë nga shtetet që kanë 60 raste më shumë sesa shteti respektiv. Këshilli Federal Zviceran ka njoftuar edhe se baret e restorantet do mbyllen nga ora 23:00. “Zvicra është tashmë një zonë e nxehtë në Evropë”, tha këshilltari federal, Alain Berset, për mediat zvicerane.

Shteti ka ndaluar edhe ngjarjet ku janë më shumë se 50 persona dhe, gjithashtu, aktivitetet sportive dhe kulturore, që përfshijnë më shumë se 15 persona. Sot Zvicra dhe Lihtenshtajni regjistruan 8 616 infeksione të reja në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje tjetër të madhe në të dy vendet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në…