Këto janë rregullat për automjetet e regjistruara në vendin e huaj e që lëvizin në Kosovë

16 janar 2026 | 13:30

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë informata në lidhje me automjetet e regjistruara në vendin e huaj e që lëvizin në trafikun rrugor të Republikës së Kosovës, e që i pari rregull renditet që automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, lejohet të qarkullojë deri tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë.

Zbatimi i plotë i saj sipas MPB-së do të filloj me 15 mars 2026 dhe mosrespektimi i pikave të mësipërme përbën shkelje të ligjeve që rregullojnë fushën e trafikut dhe do të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës.

Njoftimi i plotë:

INFORMATA PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË VENDIN E HUAJ QË MARRIN PJESË NË TRAFIKUN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ky dokument udhëzues i informon pronarët e automjeteve të regjistruara në vendin e huaj mbi detyrimet ligjore gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës

Të dashur vizitorë, mirë se vini në Republikën e Kosovës! Ju urojmë qëndrim të këndshëm në vendin tonë. Jemi të detyruar t’ju informojmë për të drejtat dhe detyrimet tuaja në lidhje me Ligjin për Automjetet në Republikën e Kosovës, në mënyrë që qëndrimi juaj në vendin tonë të jetë më i lehtë dhe në përputhje me rregullat dhe ligjet e vendit tonë.

Ju lutemi vini re se:

• Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë;

• Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë. Qytetari i Kosovës duhet të ketë të rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshme ose të përhershme dhe ta tregoj në çdo rast kur kërkohet nga personi i autorizuar;

• Automjetin e regjistruar jashtë Kosovës nuk mund ta drejtojë shtetasi kosovar pa praninë e pronarit dhe as të autorizohet që të qarkullojë në Kosovë;

• Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës me qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës mund ta drejtojë qytetari i Kosovës nëse i njëjti gjithashtu ka qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në shtetin prej nga vjen automjeti dhe duhet të ketë autorizim nga shteti ku është i regjistruar automjeti;

• Personi i cili nuk ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku importohet automjeti, lejohet të qarkullojë deri ne tetë (😎 ditë nga data e hyrjes në Kosovë;

• Shtetasi i huaj të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm ose i përhershëm në Kosovës apo qytetari i Kosovës i cili kthehet nga shtetet e huaja mund të drejtojë automjetin me patentë shofer të huaj të vlefshme deri në një (1) vit nga dita e hyrjes në Kosovë.

Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjetet, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Zbatimi i plotë fillon me 15 mars 2026 dhe mosrespektimi i pikave të mësipërme përbën shkelje të ligjeve që rregullojnë fushën e trafikut dhe do të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës.

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Ju urojmë qëndrim të këndshëm në Republikën tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi shpreson t’i rikthehet fitoreve të shtunën, kur në…