
Këto janë top klubet përfituese të Ligjit të sponsorizimit
02 tetor 2025
| 15:05
Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.
Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.
E para është Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218 mijë euro.
Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158 mijë e 500 euro.
Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150 mijë, ndërsa e katërta FC Llapi me 105 mijë euro.