
Këto janë tri kriteret kryesore që duhet t’i plotësojë lojtari për ta fituar Topin e Artë
Ethet e Topit të Artë do të marrin fund sonte.
Emri i futbollistit më të mirë në botë për vitin 2025 do të zbulohet në një gala mbrëmje madhështore që do të mbahet në Paris të Francës.
Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal do të “shtyhen” kokë më kokë për çmimin më prestigjioz individual.
Ylli i Paris Saint-Germainit është favorit i lehtë pasi e ka fituar thuajse çdo trofe të mundshëm me ekipin parisien, përfshirë këtu edhe Championsin e parë në histori të klubit.
Nga ana tjetër, ylli i ri i Barcelonës e pati një sezon po aq brilant dhe prej protagonisti, ndërsa mbetet me gjasa për ta fituar këtë trofe sonte.
Por, cilat janë kriteret që duhet t’i përmbushë një lojtar për ta fituar Topin e Artë 2025.
Tri kriteret kryesore ua zbulojmë në vijim:
1. Paraqitjet individuale dhe vendimtare, karakteri impresionues;
2. Paraqitjet për ekipin dhe arritjet;
3. Klasi dhe “fair-play”.