Këto janë tri transferet e Flamurtarit

06 janar 2019 | 15:42

KF Flamurtari nuk po qëndron duarkryq në këtë afat kalimtar, pasi deri tash ka angazhuar tre futbollistë.

Kuqezinjtë nga kryeqyteti janë përforcuar me mbrojtësin bullgar Angel Granchov, i cili ka luajtur për Lokomotiva Plovdiv, Slavia Sofia, Neftochimic Burgas, Stal Mielec dhe Minyor Pernik.

Skuadrën nga “Xhemail Ibishi” e kanë përforcuar edhe Melos Zenunaj dhe Shend Kelmendi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin 2018 Qeveria e Kosovës e pati shpallur si vit…