Këto klube janë në garë për Agueron

01 prill 2021 | 15:55

Sergio Aguero njoftoi se po largohet nga Manchester City si një lojtar i lirë, kështu që Interi, Paris Saint-Germain, Juventusi, Chelsea dhe Barcelona, janë emëruar si destinacione të mundshme.

Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç në qershor dhe do të largohet nga “Etihad” pas një dekade të mbushur me trofe.

Sipas mediumit “Footmercato” në Francë, agjenti i Agueros tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare për kontratë me klientin e tij. Aguero bëri vetëm 14 paraqitje konkurruese në Manchester City këtë sezon, duke shënuar tre gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se…