Këto lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, reagon ujësjellësi

07 nëntor 2021 | 12:37

Për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen “Mati”, KRU ” Prishtina” njofton se kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njëjti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar tri defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.

“Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga ‘B’ deri te ‘Royal Mall’, rruga ‘Muharrem Fejza’, një pjesë si dhe rruga ‘Holger Petersen’ në drejtim të Prishtina e re. Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU ‘Prishtina’. U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ‘Muharrem Fejza’ të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën mbetet mot i butë, por me vranësira e…