Këto pyetje mos i kërkoni kurrë në “Google”

13 korrik 2018 | 22:47

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos bëjmë diçka na shtyn më shumë ta bëjmë.

Por pavarësisht kësaj ekzistojnë disa pyetje përgjigjet e të cilave kurrë nuk duhet t’i kërkoni në “Google”.

1. Si të humbas peshë?

Related image

Nëse mendoni se do të gjeni një metodë të saktë, një dietë të shëndetshme apo ushtrime fizike të cilat do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në Google, gaboheni!

Me shumëllojshmërinë e informacionit që do të gjeni aty, vetëm sa do të bëheni më konfuzë se cila është mënyra më e mirë për të humbur disa kile.

Zgjidhja më e mirë është të konsultoheni me një dietolog apo specialist të fushës.

2. Ku ndodhet celulari im?

Related image
Do të trembeni nga përgjigja pasi Google e di gjithmonë vendndodhjen tuaj. Gjithmonë!
Përtej shakave kjo pyetje mund t’ju ndihmojë nëse ju keni humbur celularin tuaj.

3. A janë nishanet kancerogjene?

Related image

Çdo përgjigje e pyetjeve mbi shëndetin apo mjekime të ndryshme që duhet të merrni në Google do t’ju alarmojnë.

Asnjëherë nuk duhet te vetë diagnostikoheni nga përgjigjet apo informacionet që merrni nga kjo platformë teknologjike.

Ndaj nisuni për te doktori dhe merrni diagnostikimin nga një specialist i fushës.

4. Kush është *emri juaj*?

Image result for searching

Nëse nuk doni të ndiheni keq për veten tuaj dhe për mungesën e arritjeve tuaja, mos kërkoni emrin tuaj në Google. Mundësitë janë të mos shfaqet asgjë ose diçka e cila nuk ka lidhje fare me ju.

5. Kush do të jetë kryeministri i radhës?

Image result for searching

Shanset janë që nuk do të gjeni kurrë një përgjigje të saktë.

6. Mos kërkoni asgjë inkriminuese

Image result for documents search

Nëse e bëni me shumë mundësi informacioni do t’i kalojë zyrave të komunikimit të qeverisë dhe mund të ballafaqoheni me probleme ligjore. Ndaj qëndroni larg tastierës për të tilla kërkime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roli i Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet…