
Kevin Durant transferohet te Houstoni
23 qershor 2025
| 16:18
Basketbollisti Kevin Durant, një nga legjendat e NBA, do të luajë me Houston Rockets sezonin tjetër. 36-vjeçari ka vendosur kështu të largohet nga Phoenix Suns, si pjesë e një shkëmbimi.
Te skuadra e Phoenix do të shkojnë Jalen Green dhe Dillon Brooks, por edhe 6 lojtarë të rinj që do të vijnë nga “draft” në vitet që pasojnë. Durant kërkohej edhe nga Miami, San Antonio e Minnesota, por vendosi të shkojë te Houston, ku synon titullin kampion në NBA.
Shkëmbimi do të zyrtarizohet më 6 korrik. Ai shpreson të ndihmojë skuadrën që këtë sezon u rendit në vendin e dytë në Perëndimin të sezonin e rregullt. Përvoja e tij do të ndihmojë të rinj djemsh për të bërë hapin cilësor.