Kevin Hart lëshohet nga spitali, dërgohet në rehabilitim fizik

13 shtator 2019 | 11:44

Kevin Hart është lëshuar nga spitali pas aksidentit me makinë. Komediani 40-vjeçar është dërguar në rehabilitim fizik, pasi doli nga spitali të mërkurën në Los Angeles, raporton “Us Weekly”.

“Ai është shumë mirë dhe nuk po ka nevojë të marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve”, ka thënë një burim, duke shtuar se gruaja e tij, Eniko Parris, është duke qëndruar gjatë gjithë kohës afër tij.

Gjithashtu, ky burim ka thënë se aktori do të bëjë terapi fizike për dy javë derisa të shkojë në shtëpi. Një aksidenti që ka ndodhur më 1 shtator e ka lënë Kevinin me lëndime serioze në shpinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit se Izraeli ka vendosur një pajisje përgjimi pranë…