
KF Drenica po privatizohet – dy vëllezër biznesmenë nga Skenderaj, të ndihmuar nga një gjerman, marrin klubin në pronësi
29 qershor 2025
| 09:38
KF Drenica është në prag të një epoke të re, pasi po hyn në procesin e privatizimit. Pronarë të rinj të klubit do të bëhen dy vëllezër biznesmenë Seferi nga Skenderaj, të cilët pritet të marrin zyrtarisht drejtimin e skuadrës kuqezi.
Mësohet se Faton Seferi do të jetë pronari i ri i skuadrës, ndërkohë që pritet të mbështetet edhe nga një biznesmen gjerman nga Augsburgu i Gjermanisë, Thomas, i cili thuhet se është i përfshirë si financues edhe në Bundesligën gjermane, konkretisht në skuadrën e njohur FC Augsburg.
Gjithçka pritet të bëhet zyrtare ditën e hëne në mes të një marrëveshje në mes të Komunës dhe pronarëve të rinj.
Në foto: Faton Seferi (majtas), biznesmeni i njohur shqiptar nga Prekazi i Skenderajt