KF KEK-u Futsal përforcohet me Bardh Kelmendin

28 gusht 2025 | 13:50

KF KEK-u Futsal është përforcuar me lojtarin e njohur Bardh Kelmendi. Kelmendi së fundmi ishte pjesë e FC Prishtina Futsal.

Klubi nga Obiliqi beson se eksperienca e madhe e Kelmendit do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë në rrugën drejt objektivave të mëdha.

“KF KEK-u Futsal ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e ri në skuadër, Bardh Kelmendi – lojtar me përvojë të madhe në futsall, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Prishtina Futsal. Me energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, Bardhi do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë në rrugën drejt objektivave të mëdha. Të gjithë bashkë përpara. Mirë se erdhe në familjen tonë, Bardhi”, thuhet në njoftimin e KF KEK-u Futsal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Lionel Messi ende nuk e ka konfirmuar nëse do…