KF Liria bëhet me pronar të ri
KF Liria e Prizrenit është bërë me pronar të ri. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga klubi prizrenas.
Raman Kiqe-KA-Sportmanagment është shpallur fitues për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria. Në garë ishin dy kandidatë, Agim Buduri dhe Raman Kiqe. Buduri në fund mori 392 pikë, kurse Raman Kiqe 566.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i KF Liria:
Vendos Komisioni për dhënjen në menagjim të KF Liria
Raman Kiqe-KA-Sportmanagment, shpallet fitues
Konferencën për shtyp e drejtoi Qemal Krasniqi, kryetar që njoftoi në emër të Komisionit për punën e bërë deri më tash, procedurat dhe gjithë angahzimin për këtë proces, me ç’rast falenderoi edhe DKRS-në, për ndihmën e dhënë në këtë rast.
Vendimi u bë publik, sot në një konferenc shtypi, ku krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe z.Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren.
‘Me dt.14.04.2022 në ndërtesën e Kuvendit Komunal, para anëtarëve të Komisionit të KF Liria, lidhur me Thirrjen Publike, dt.31.03.2022, ofertat i kanë paraqitur dy aplikuesit:z.Agim Buduri dhe z. Raman Kiqe.
Ata, kanë shprehur interesim në këtë Thirrje, për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria.
Prezantimi u bë një nga një, nga pjesëmarrësit në këtë Thirrje Publike, ku të njëjtit shpalosën programin dhjetë vjeçar (2022-2032), duke u përgjigjur edhe në pyetjet shtesë të anëtarëve të Komisionit, tha mes tjerash Qemal Krasniqi, në konferencën për shtyp.
Pas përfundimit të paraqitjeve të planprogrameve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë:
1.Agim Buduri 392 pikë dhe
2.Raman Kiqe 566 pikë.
Pra, fitues u shpall Raman Kiqe – KA-Sportmanagment që mblodhi 566 pikë.
Ndërkohë, fituesi Raman Kiqe dhe Komisioni do të nënshkruajnë marrëveshjen-kontratën lidhur me menagjimin e mëtejmë të KF Liria.