KF Liria prezanton Muhamed Useinin
06 janar 2026
| 16:10
KF Liria ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin me përvojë, Muhamed Useini, i cili i bashkohet klubit pas angazhimit të fundit te KF Llapi.
Useini ka një karrierë të pasur në futboll, duke qenë pjesë e skuadrave të njohura si Shkëndija, Renova, Gjilani dhe FC Prishtina.
Me eksperiencën, stabilitetin dhe lidershipin e tij, Muhamed Useini pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të KF Lirisë në vazhdim të garave.



