KF Llapi ndan rrugët me disa futbollistë

29 qershor 2025 | 15:00

KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht largimin e disa futbollistëve pas përfundimit të sezonit 2024/25, si rezultat i skadimit të kontratave apo marrëveshjeve të ndërsjella për ndërprerje bashkëpunimi.

Njoftimi i plotë i KF Llapi:

Njoftim zyrtar

Pas përfundimit të sezonit 2024/25, disa prej futbollistëve tanë kanë vendosur të ndërmarrin hapa të rinj në karrierën e tyre, duke kërkuar sfida dhe ambiente të reja.

KF Llapi, me mirëkuptim dhe respekt për vendimet e tyre, njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistët si në vijim.

Pas përfundimit të edicionit 2024/25 dhe skadimit të kontratave të tyre, pesë futbollistë përmbyllin kapitullin me klubin tonë:

𝐕𝐨𝐤𝐥𝐢 𝐋𝐚𝐫𝐨𝐬𝐡𝐢
𝐀𝐡𝐦𝐞𝐝 𝐉𝐚𝐧𝐮𝐳𝐢
𝐆𝐫𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢
𝐆𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐋𝐢𝐦𝐚𝐧𝐢
𝐕𝐚𝐥𝐦𝐢𝐫 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐮

Ndërsa, me marrëveshje të dyanshme, për të kërkuar minutazhë më të madhe në klube të tjera, kanë zgjidhur kontratën para kohe:

𝐀𝐫𝐭 𝐇𝐨𝐭𝐢
𝐀𝐯𝐧𝐢 𝐒𝐞𝐥𝐦𝐚𝐧𝐢
𝐄𝐫𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐌𝐮𝐥𝐚𝐣
𝐆𝐫𝐚𝐦𝐨𝐬 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢
𝐑𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐓𝐨𝐯𝐞̈𝐫𝐥𝐚𝐧𝐢
𝐒𝐞𝐲𝐨𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐞𝐨𝐧

KF Llapi falënderon të gjithë futbollistët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit tonë, duke iu dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës

Klikoni mbi fotografitë e futbollistëve për të parë statistikat e tyre gjatë periudhës me KF Llapi.

#Faleminderit | #KFLlapi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj…